Amedspor po vazhdon me rezultate pozitive nën urdhrat e trajnerit Besnik Hasi. Ata regjistruan fitore të thellë prej 5-0 ndaj Basaksehir, sfidë ku shkëlqyen dyshja Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova. Krasniqi asistoi dy herë për Orban, i cili kompletoi het-trikun në këtë përballje. “ SofaScore ” e vlerësoi me notë të lartë prej 9.0, ndërsa Dellova që ishte i pakalueshëm në mbrojtje me notën 7.6. Përndryshe, falë kësaj fitore të madhe, Amedspori renditet në pozitën e tretë në elitën e futbollit turk me 10 pikë./ Telegrafi /