Ajo që ndodhi në Stamboll në tetor të vitit 1981 nuk mund të kuptohet vetëm përmes rrëfimeve të atyre që ishin ulur në tavolinën e negociatave. Për të rindërtuar atë që ndodhi pas takimit, “Dosjet” sjellin edhe dëshminë e një personi që OMLK-ja e kishte ngarkuar të merrte shpjegime nga Kadri Zeka, menjëherë pas kthimit të tij nga Stambolli. Berat Luzha, bashkëpunëtor i Kadri Zekës, tregon se negociatat ishin të gjata