Rodri zbulon emrin e lojtarit që do të dëshironte ta transferonte te Barcelona
Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka zbuluar se Raphinha është një prej lojtarëve që e ka befasuar më së shumti që prej transferimit të tij te katalanasit, duke mbetur veçanërisht i impresionuar nga gjendja fizike e brazilianit. Në një intervistë për Mundo Deportivo, 30-vjeçari foli për disa prej bashkëlojtarëve të tij dhe tregoi përshtypjet e para nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës, ku shumë prej lojtarëve ishin të rinj për të. Njëri prej tyre ishte pikërisht Raphinha, me të cilin Rodri nuk kishte luajtur më parë. Braziliani, i cili nën drejtimin e Hansi Flickut po përdoret edhe si sulmues qendror, e ka impresionuar mesfushorin spanjoll me paraqitjet dhe intensitetin e tij. “Nuk ishte e lehtë”, Rodri zbulon për herë të parë prapaskenat e refuzimit të Real Madridit “Raphinha më befasoi shumë. Jo sepse nuk e njihja si lojtar, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjendja në të cilën ndodhet është fantastike”, deklaroi Rodri. Por Rodri nuk u ndal vetëm te Raphinha. I pyetur se cilin lojtar do të dëshironte ta shihte te Barcelona për ta forcuar repartin ofensiv, ai përmendi një emër që e njeh shumë mirë nga koha e kaluar së bashku te Manchester City, Julian Alvarez. “Është një
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.