Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, është ankuar se në ekspozenë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “serbët nuk janë përmendur”. Para se të hidhet në votim qeveria e re, fjalën e mori deputeti Simiq duke u shprehur kundër qeverisë. “Ekspozenë që e dëgjuam, serbët nuk janë të përmendur, as komunitete joshumicë të tjera....Kjo ekspoze vazhdimësi e qeverisë së kaluar”, tha ai. Sipas tij, “kjo qeveri ka shkelur të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me popullin tonë”, duke shtuar se “nuk frikësohen”. Ai tha se “në Zubin Potok janë rrënuar objekte pa vendime gjyqësore dhe arrestime pa kurfarë fakti...”. “Arrestime që nuk janë në rregull”, tha ai. Ai tha se kjo “qeveri nuk do të jetë jetëgjatë”. The post Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.