Gjini thotë se VV po i do zgjedhjet me 27 dhjetor: S’kanë problem as me Çitakun, as me Shalën as me “popullin serb”
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pak para vazhdimit të seancës konstituive ka deklaruar se Vetëvendosje po e ndjek datën 27 dhjetor për zgjedhje të reja. Ai tha se partia e Kurtit, nuk e ka problem Vlora Çitakun, Kujtim Shalën e “as popullin serb”, sa i përket nënkryetarëve, por sipas tij, synimi ka qenë me arritë datën e sotme “afatin”. Postimi i tij i plotë: Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me "popullin serb". Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin. Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve! The post Gjini thotë se VV po i do zgjedhjet me 27 dhjetor: S’kanë problem as me Çitakun, as me Shalën as me „popullin serb“ appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.