Raketat ukrainase "Flamingo" godasin fabrikën strategjike ruse në Volgograd
Raketat ukrainase Flamingo FP-5 goditën fabrikën ushtarake ruse Titan-Barrikades në qytetin Volgograd, një ndër objektet më të rëndësishme të kompleksit ushtarako-industrial rus. Sulmi ndaj fabrikës vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të goditur objektet e industrisë ruse të mbrojtjes dhe për të kufizuar kapacitetet e prodhimit të armëve që përdoren në luftën kundër saj. "Çdo objekt rus i mbrojtjes që i shërben luftës kundër Ukrainës është një objektiv i ligjshëm për sanksionet tona afatgjata", shkroi në rrjetet sociale presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ministria ruse e Mbrojtjes: Sulmi më i madh ukrainas deri më tani, u goditën 12 rajone Fabrika është e specializuar në prodhimin e pajisjeve për raketa dhe artileri, përfshirë raketahedhës, sisteme të rënda ushtarake dhe komponentë për disa prej sistemeve më të avancuara raketore të Rusisë. Sipas raportimeve, impianti prodhon dhe zhvillon elementë për sistemet raketore Iskander-M, raketat strategjike Yars dhe Topol-M, të cilat janë pjesë e arsenalit raketor të Rusisë. Fabrika lidhet gjithashtu me prodhimin e platformave lëvizëse dhe pajisjeve tokësore që përdoren për vendosjen dhe transportimin e raketave. Titan-Bar
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.