Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin
Neymar nuk do të rikthehet më te Kombëtarja e Brazilit, ka deklaruar përzgjedhësi Carlo Ancelotti në një intervistë për CNN, duke konfirmuar se ylli brazilian nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses në të ardhmen. Ancelotti ka bërë të ditur se Neymar e ka konfirmuar vetë se nuk dëshiron të rikthehet te Brazili, edhe pse trajneri italian beson se ai e meritonte të ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Botës, për shkak të cilësive të tij. “Ai e meritonte të ishte në Kupën e Botës për shkak të cilësisë. Neymar tashmë e ka konfirmuar se nuk dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar. Neymar nuk mund të zëvendësohet sepse ai ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik. Pra, një lojtar i pazëvendësueshëm”, ka thënë Ancelotti. telegrafi.com Përzgjedhësi i Brazilit ka bërë të qartë se pas largimit të Neymarit, fokusi i tij do të jetë te gjenerata e re e futbollistëve brazilianë, të cilët pritet të kenë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përfaqësuese. “Mendoj se duhet të ecim hap pas hapi. Tani duhet të përqendrohemi te lojtarët e rinj që mund të jenë e ardhmja, lojtarët e lindur në vitet 2004, 2005 dhe 2006. Kemi lojtarë të rinj të lindur në vitin 2008 me shumë cilësi, të cilët nuk po luajnë end
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.