Përdorimi i pompave termike në Zvicër është rritur ndjeshëm, ndërsa ngrohja me naftë vazhdon të humbasë terren. Një në katër ndërtesa banimi në Zvicër ishte e pajisur me pompë termike gjatë vitit 2025, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të përdorimit të këtij sistemi të ngrohjes. Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), në fund të vitit 2025 në Zvicër kishte rreth 1.8 milion ndërtesa me përdorim banimi dhe 4.88 milionë banesa. Pavarësisht rritjes së pompave termike, nafta mbetet burimi kryesor i ngrohjes, me 33% të ndërtesave, ndërsa 17% ngrohen me gaz, përcjell albinfo.ch. Pjesa e ndërtesave të pajisura me pompë termike ka arritur në 25%, gjashtë herë më shumë se në vitin 2000. Në tri të katërtat e ndërtesave të ndërtuara gjatë dhjetë vjetëve të fundit është instaluar një pompë termike, ndërsa ky sistem përdoret në rreth 30% të shtëpive individuale. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 12% e ndërtesave në Zvicër ngrohen me dru dhe 7% me energji elektrike. Ndërkohë, dallime të konsiderueshme vërehen në përdorimin e gazit mes zonave urbane dhe rurale. Në komunat urbane, 29% e ndërtesave ngrohen me gaz, ndërsa në ato rurale vetëm 4%. Në Zvicër, si