Një hulumtim i përbashkët i revistës gjermane “ Der Spiegel ” dhe rrjetit të gazetarisë investigative BIRN ka zbuluar një lidhje interesante mes qeverisë gjermane dhe presidentit autokrat të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas dokumenteve të zbuluara të Ministrisë gjermane të Ekonomisë, Gjermania financon me paratë e taksapaguesve të saj një këshilltar të ngushtë gjerman që punon brenda pallatit presidencial në Beograd, me qëllim që t'i sigurojë industrisë gjermane të veturave qasje në Luginën e Jadarit, një nga rezervat më të mëdha të litiumit në Evropë. Këshilltari 49-vjeçar quhet Jörg Heeskens. Sipas “Der Spiegel” ai është i vetmi këshilltar presidenti që qeveria gjermane financon jashtë vendit. Heeskens ka marrëveshje zyrtare, zyrë private dhe personel në kabinetin e presidentit serb. Falë angazhimit të Heeskens në Serbi kanë hapur linjat e prodhimit firma gjermane si Leoni, Continental dhe Brose. Sipas dokumenteve, ky partneritet ka kushtuar rreth 1.3 milionë euro deri më tani dhe është zgjatur nga qeveria aktuale në Berlin deri në dhjetor të vitit 2026. Hulumtimi vë në dukje se në qeverinë paraprake gjermane ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe ministri i Ekonomisë Robert H