Sulmi serb ndaj Jasharëve, zbardhet aktakuza që u ngrit sot nga PSRK– detaje për planifikimin, urdhrat dhe zinxhirin komandues
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë sulmit të 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në lagjen e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt. Aktakuza, e datës 4 shtator 2026 dhe i ngarkon të pandehurit me përgjegjësi për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe drejtimin e një operacioni ushtarako-policor që, sipas Prokurorisë, rezultoi me vrasjen e civilëve, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, marrjen peng dhe torturimin e tyre, si dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile në lagjen e Jasharëve. Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, aktakuza është ndër dokumentet më të detajuara lidhur me ngjarjet e marsit 1998 dhe mbështetet në prova materiale e personale të mbledhura gjatë viteve të hetimeve. Sipas aktakuzës, operacioni ishte planifikuar paraprakisht Sipas aktakuzës, sulmi nuk ishte rezultat i një përleshjeje të rastësishme, por pjesë e një operacioni të planifikuar për disa muaj. Që nga fillimi i vitit 1998, lagjja Jasharaj ishte vënë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Sipas dokumentit, kamerat e vendosura në rezervuarin e ujit të F
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.