Deda: Bekim Sejdiut i kushtoi politikisht mbrojtja e Kushtetutës
Ish-deputeti dhe analisti Ilir Deda ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se vendi ka humbur një mundësi për të pasur një model tjetër të udhëheqjes së shtetit. Deda ka vlerësuar se Sejdiu përfaqësonte një qasje në të cilën shteti do të vendosej mbi interesat partiake dhe Kushtetuta mbi kalkulimet politike. “Me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendos shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interes ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”, ka shkruar Deda. Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk ka mbështetje të mjaftueshme parlamentare Sipas tij, paradoksi qëndron në faktin se pikërisht mbrojtja e Kushtetutës i ka kushtuar politikisht kandidaturës së Sejdiut. “Paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”, ka deklaruar ai. Deda ka thënë se Kosova me këtë rast ka humbur mundësinë për të treguar se di t'i vlerësojë njerëzit që nuk e vendosin veten në plan të parë. Në fund, ai ka ngritur pyetjen nëse pas kësaj situate ekziston një rru
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.