Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re. Albin Kurti tashmë zyrtarisht është mandatuar nga u.d e presidentes, Albulena Haxhiu si mandatar për formimin e Qeverisë. Në fokus është prezantimi i programit qeverisës dhe përbërjes së Qeverisë, si dhe votimi i deputetëve për kabinetin e propozuar. Seanca pritet të nis në orën 14:00 dhe do përcaktojë nëse vendi do të ketë Qeverinë e re pas zhvillimeve të fundit politike dhe përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit. Ndiqni me ne të gjitha zhvillimet minutë pas minute 13/09/2026 13:35-​ Haxhiu zyrtarizon Kurtin ​si mandatar për forimin e Qeverinë së re Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi i plotë KËTU. 13/09/2026 13:34-​ LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në një shkresë drejtuar ushtrueses së de