Edicioni jubilar i “Shqip Up Comedy Festival” në Cyrih po i afrohet një tjetër momenti të rëndësishëm, pasi pothuajse të gjitha biletat për mbrëmjen e madhe të 31 tetorit janë shitur. Telegrafi merr vesh se aktualisht kanë mbetur në dispozicion më pak se 50 bileta, duke e bërë eventin gjithnjë e më pranë një “sold out”-i të plotë. Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e edicionit jubilar dhe të shijojnë një mbrëmje me humor, muzikë dhe atmosferë shqiptare në Cyrih, duhet të nxitojnë për të siguruar vendet e fundit. View this post on Instagram A post shared by ShqipUpFestival (@shqipupfestival) Edicioni i këtij viti shënon pesë vjet të “Shqip Up Festival” dhe vjen me një lineup të pasur, ku do të ngjiten në skenë Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe komediani zviceran Stefan Büsser. Mbrëmja do të moderohet nga Arbela dhe Ylberi, ndërsa për atmosferën muzikore do të kujdesen grupi i njohur “Elita 5” dhe DJ. Eventi do të mbahet më 31 tetor 2026 në “Stadthalle Dietikon” në Zürich dhe është i dedikuar për moshat 16+. Pas pesë vitesh të bashkuara me publikun shqiptar në Zvicër, organizatorët premtojnë një edicion special, me humor, muzikë dhe një atmosferë fes