Federata e Futbollit e Iranit i ka kërkuar FIFA-s të ndalojë çdo simbol të ylberit dhe çdo aktivitet të lidhur me komunitetin LGBTQ+ gjatë ndeshjes së Kupës së Botës 2026 kundër Egjiptit, e cila do të zhvillohet më 26 qershor në Seattle. Komiteti organizativ lokal kishte planifikuar që kjo sfidë, e cila përkon me muajin e Krenarisë (Pride Month), të shoqërohej me aktivitete të organizuara nga grupe të jashtme në mbështetje të komunitetit LGBTQ+. Megjithatë, pasi shorti vendosi që përballja Iran-Egjipt të zhvillohej pikërisht në atë datë, Federata iraniane reagoi zyrtarisht duke kërkuar ndërhyrjen e FIFA-s. Sipas raportimit të The Athletic , Irani i ka dërguar një letër FIFA-s duke kërkuar që të mos lejohen flamujt me ngjyrat e ylberit dhe simbolet e lidhura me këtë lëvizje brenda stadiumit. Federata argumenton se duhen respektuar vlerat dhe besimet fetare të dy vendeve pjesëmarrëse. "Federata e Futbollit e Republikës Islamike të Iranit e merr këtë çështje shumë seriozisht dhe ia ka bërë të qartë qëndrimin e saj FIFA-s. Irani dhe Egjipti janë dy vende myslimane me vlera dhe bindje të përbashkëta, ndaj besojmë se nuk duhet të ketë ceremoni apo aktivitete promovuese të kësaj lëvizjeje