Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullësi në marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë. Sipas Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës. Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës. Po ashtu, ka apeluar te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.