Messi nënshkruan kontratat, për marrëveshjen e tij të re në Spanjë
Lionel Messi ka përfunduar një marrëveshje të rëndësishme në Spanjë, sipas një raportimi të mediave, me yllin e Inter Miamit dhe Argjentinës që është pranë një aventure të re. Gazeta “AS” shkroi: “Një nga lajmet më të rëndësishme në fillimin e sezonit është pranë konfirmimit. Lionel Messi është në prag të bëhet pronari i ri i Eldenses”. Të dyja palët tashmë e kanë nënshkruar marrëveshjen e blerjes, e cila tani është duke u shqyrtuar. Ka mbetur vetëm një pengesë: miratimi nga Këshilli i Lartë i Sporteve të Spanjës. Messi do t’i blejë të gjitha aksionet e klubit për t’u bërë pronari i vetëm i tij. Eldense ka 3,500 abonues sezonalë në një qytet me pak më shumë se 55,000 banorë. I sapograduar në divizionin e dytë të Spanjës, klubi që po e blen Messi ka ambicie të mëdha për të arritur në elitë në të ardhmen. Javi Calleja është një nga emrat kryesorë në projektin e Messit. Trajneri i lindur në Madrid është kandidati kryesor për të marrë drejtimin pas shkarkimit të Claudio Barragánit. Ende nuk është finalizuar asgjë. Megjithatë, ai mbetet zgjedhja e parë dhe situata do të bëhet më e qartë në orët në vijim. /GazetaExpress/ The post Messi nënshkruan kontratat, për marrëveshjen e tij të re n
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.