Profile të dyshimta dhe llogari të rreme në rrjetet sociale po intensifikojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. Postimet, komentet dhe thirrjet që nxisin urrejtje e përçarje synojnë të ndikojnë në opinionin publik dhe të rrisin tensionet në vend. Fokusi që kanë shumë prej këtyre profileve është vendimi i Gjykatës në Hagë. “Duhet të kallët edhe shtëpia jonë, që të mos gëzohen udbashat. Rusia dhe Serbia me çdo kusht e duan dënimin pikërisht për të kriminalizuar lirinë. Ju keni pas qef me formu Rusia dhe në fund me akuzu Thaçin që je frikësu dhe s’ke guxu ta formosh vet?” Këto janë vetëm disa nga komentet e profileve false, që ditët e fundit janë bërë shumë aktive. Profile të dyshimta dhe llogari të rreme në rrjetet sociale po intensifikojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. Përmes postimeve, komenteve dhe thirrjeve që nxisin dhunë, urrejtje e përçarje, këto profile synojnë të ndikojnë në opinionin publik dhe të rrisin tensionet në vend. Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se aktiviteti i tyre është intensifikuar pikërisht në një periudhë të ndjeshme, kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, mënyra e veprimit dhe koordinimi