Autoritetet amerikane kanë ngritur akuza ndaj pesë personave, të cilët dyshohet se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës dhe kanë rekrutuar individë për vëzhgime, vrasje dhe akte sabotimi në SHBA dhe Evropë. Të akuzuarit janë shtetasit rusë Yuri Khrameev, 63 vjeç, dhe djali i tij Kirill Khrameev, 27 vjeç, shtetasit kubanë Oemis Romagoza Durruthy dhe Yaidel Delgado Suarez, 35 vjeç, si dhe venezueliani Angel Eduardo Castro, 22 vjeç. Sipas aktakuzës së publikuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, rrjeti i dyshuar kishte rekrutuar persona në SHBA për të vëzhguar dhe vrarë disidentë rusë, ndërsa kishte synuar edhe individë dhe infrastrukturë në vende evropiane që mbështesin Ukrainën. Një nga rastet e fundit lidhet me një disident rus që besohej se jetonte në SHBA. Një person i rekrutuar u pagua fillimisht 1000 deri në 1500 dollarë për të vëzhguar objektivin dhe për të dërguar fotografi e video të vendeve që lidhen me të. Më pas, sipas prokurorëve, dy prej të dyshuarve i ofruan atij 40 mijë dollarë për ta “eliminuar” ose “zhdukur” objektivin. Personi refuzoi ta kryente vetë vrasjen dhe u pyet nëse njihte dikë tjetër që mund ta bënte këtë. Një rast tjetër kishte ndodhur në