Granit Xhaka: Kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë, do jemi gati ndaj Argjentinës
Pas kualifikimit historik të Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës, kapiteni Granit Xhaka ndau emocionet e suksesit ndaj Kolumbisë dhe zbuloi se kishte kërkuar vetë të ishte gjuajtësi i parë i penalltive . Mesfushori shqiptar bëri të ditur se, sipas planit fillestar, ai ishte caktuar të ekzekutonte penalltinë e tretë, por i kërkoi trajnerit ta ndryshonte renditjen për të marrë mbi vete përgjegjësinë si kapiten. “Në fakt, unë duhej të isha gjuajtësi i tretë i penalltive. Pastaj i thashë trajnerit se doja të isha i pari dhe të merrja përgjegjësi, siç i takon një kapiteni”, deklaroi Xhaka. Kapiteni helvetik u shpreh krenar për karakterin dhe forcën mendore që skuadra tregoi gjatë ndeshjes, duke theksuar se ky është një moment historik për futbollin zviceran, shkruan albinfo. “Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin. Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës mendore – vullneti fitoi. Kemi bërë histori, është një ndjenjë e pabesueshme. Kemi pritur për një kohë të gjatë për të shkruar një histori si kjo”, tha ai. Xhaka e cilësoi këtë sukses si një nga arritjet më të mëdha të brezit aktual të kombëtares, duke vlerësuar edhe ndikimin e lojtarëve të rinj në skuadër. “Mendoj se është arr
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.