Real Madridi ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Elche, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga. “Los Blancos” fituan me një gol të vonshëm për epilogun përfundimtar 2-3. Real Madridi e nisi fuqishëm për të krijuar disa aksione, ndërsa ishte portieri vendas Matias Dituro që shënoi autogol pasi e devijoi goditjen e Arda Guler nga gjuajtja e lirë (25’). Ndërsa, tetë minuta më vonë Yan Diomande asistoi për Kylian Mbappen, i cili dyfishoi epërsinë (33’). Mbappe shënoi sërish pak minuta më vonë por që goli u anulua për pozitë jashtë loje (41’). Sidoqoftë, Elche e shokoi Realin në pjesën e dytë. Fillimisht Abiel Osorio që shënoi me kokë pas harkimit të Cepeda për ta ngushtuar epërsinë (71’). Kurse, Fer Nino realizoi një supergol për ta barazuar rezultatin (83’). Sidoqoftë, pas kësaj Real Madridi u fut me tërë ekipin në pjesën ofensive dhe heroi ishte Carlos Espi që shënoi pas asistimit të Mbappes (90+1’). ⚽ 90'+1' | 2-3 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOL de C. Espí!!! @EASPORTSFC pic.twitter.com/pWua30PvsX — Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 15, 2026 Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 15 pikëve ndërsa Elche renditet në fund me dy sosh./ Telegrafi /