Komuna e Ferizajt ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të territorit të komunës, me theks të veçantë në fshatrat Dardani dhe Zllatar. Sipas autoriteteve komunale, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike janë duke vepruar në terren me kapacitet të plotë për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar. “Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa zona të territorit të Ferizajt ka pasur vërshime, me theks të veçantë në fshatrat Dardani dhe Zllatar, për të cilën gjendje, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike janë në terren dhe me gjithë kapacitetin e tyre po angazhohen në tejkalimin e situatës”, thuhet në njoftim. Bllokohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan pas reshjeve të dendura të shiut Komuna ka bërë të ditur se deri më tani janë evidentuar dëme në ekonomi familjare, kultura bujqësore dhe infrastrukturë publike. “Janë evidentuar dëme në ekonomi familjare, kultura bujqësore por edhe në infrastrukturën publike”, thuhet më tej. Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin në zonat e prekura deri në normalizimin e situatës dhe përfundimin e ndërhyrjeve nga ekipet emergjente. “