Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: Të parandalojmë tragjedi të tilla
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, kolegët e tij dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë”, ka shkruar Sveçla. Ai tha se në këto momente të vështira institucionet qëndrojnë pranë familjes së policit për të ndarë dhimbjen e humbjes. “Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Gashi, kolegët e të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në këto momente të rënda qëndrojmë pranë familjes për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe”, u shpreh ai. Sveçla u bëri thirrje edhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për të parandaluar raste tragjike. “U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes dhe përgjegjësi maksimale, që të p
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.