Dy klubet e mëdha angleze synojnë transferimin e Pierre Kalulus
Pierre Kalulu është shndërruar në një nga pikat kryesore të repartit defensiv të Juventusit, ndërsa klubi italian po punon për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, mbrojtësi francez ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve të Ligës Premier, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit. Juventusi do të duhet të vazhdojë punën për ta përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e skuadrës gjatë këtij sezoni, me synimin për të qenë sërish protagonist në garën për titullin e kampionit në Serie A. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit torinez e konsiderojnë të rëndësishme konsolidimin e projektit të udhëhequr nga Luciano Spalletti, i cili ka marrë mbështetjen e klubit për të vazhduar punën e tij. Trajneri italian vlerëson në veçanti kontributin dhe rëndësinë e Pierre Kalulus (26 vjeç), ndërsa rinovimi i kontratës së mbrojtësit është shndërruar në një nga prioritetet e Juventusit. Drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur punën në prapaskenë për ta blinduar të ardhmen e Kalulusit, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2029. Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara nga Manchester Evening News , dy klube të mëdha të Ligës Premier vazhdojnë ta monitorojnë situatën e mbrojtësit. Bëhet fjalë për Ma
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.