Sali: Evropa e sheh Maqedoninë si pjesë të familjes evropiane, na motivojnë që të realizohen të gjitha reformat
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e përshëndeti debatin në Parlamentin Evropian mbi Raportin për Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se mesazhet e dërguara nga eurodeputetët përfaqësojnë një konfirmim të fuqishëm të perspektivës evropiane të vendit dhe një nxitje shtesë për vazhdimin e procesit reformues. Gjatë debatit, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, përcolli mesazhe inkurajuese për perspektivën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka kapacitetin dhe potencialin për të qenë pjesë e valës së ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Ky është një mesazh i rëndësishëm që vjen në një moment kyç për vendin tonë. Fakti që në Parlamentin Evropian njihet progresi i Maqedonisë së Veriut dhe theksohet mundësia që vendi të bëhet anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian është inkurajim për të gjitha institucionet që të vazhdojnë me ritëm edhe më të fuqishëm reformat. Evropa e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane dhe detyrimi ynë është që përmes rezultateve ta arsyetojmë këtë besim”, deklaroi Sali. Ai theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e refo
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.