“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm
Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në Hagë. Hoxha e cilësoi marshin si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor. “Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, tha Hoxha. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për organet e sigurisë për bashkëpunimin, si dhe për kompanitë dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e marshit. Duke folur për aktivitetet e zhvilluara para marshit të 12 shtatorit, Hoxha falënderoi komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur ato në mënyrë vullnetare. Hoxha shprehu mirënjohje të veçantë edhe organizatave të dala nga lufta dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”. Platforma “Liria ka emër” shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive,
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.