Në Obiliq nis asfaltimi i segmentit 450 metra
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, kanë inspektuar ecurinë e punimeve në projektin rrugor që po realizohet në këtë komunë. Sipas njoftimit të Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Kosovës, punimet po i afrohen përfundimit, ndërsa sot ka nisur asfaltimi i segmentit prej 450 metrash, me gjerësi 10 metra. Projekti, i cili realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Komunës së Obiliqit, ka një vlerë prej 456 mijë eurosh dhe përfshin ndërtimin e 1,080 metrave rrugë të re, me trotuare dhe shteg për biçikleta. Sipas ministrisë, projekti synon përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të qarkullimit për automjetet, këmbësorët dhe çiklistët. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e investimeve që përmirësojnë infrastrukturën rrugore në mbarë vendin.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.