Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve
Ambasada britanike në Kosovë ka lansuar UK-Kosovo Tech Hub, një platformë e re e vendosur në Tech Park Prishtina, me synimin për të lidhur sektorin e teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK) të Kosovës me partnerë dhe mundësi biznesi në Mbretërinë e Bashkuar. Në ceremoninë e lansimit, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves tha se niveli i tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve mbetet shumë i ulët dhe nuk pasqyron potencialin e bashkëpunimit ekonomik, raporton Ekonomia Online Ai theksoi se disa kompani britanike kanë shqyrtuar investimet në Kosovë, por janë tërhequr për shkak të mungesës së qartësisë, përgjigjeve të ngadalta institucionale dhe moszbatimit të zotimeve. “Ne jemi krenarë për marrëdhënien që kemi pasur gjatë kaq shumë viteve, por e dimë se ajo nuk mund të qëndrojë në vend. Marrëdhëniet tona duhet të rriten dhe të ndryshojnë në përgjigje të asaj që po ndodh në botë. Nuk duhet shumë për të kuptuar se jetojmë në një botë ku duhet të garojmë edhe më shumë për talentin dhe investimet, si dhe të mbështetemi në besim. Për vëmendje. Dhe, në të vërtetë, për besim. Ju e dini se besimi në biznes ka shumë rëndësi dhe kjo është arsyeja pse mendoj se kjo qendër do të ket
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.