Manchester City siguroi fitoren ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford” për ta ruajtur startin perfekt në këtë sezon të Premierligës. Enzo Maresca dhe skuadra me 10 lojtarë siguruan tri pikët ndaj rivalëve të tyre të përbetuar në derbin e Mançesterit përmes një goli të Erling Haalandit, megjithatë ndeshja nuk kaloi pa polemika. Phil Foden mori karton të kuq në pjesën e parë, para se Haaland të shënonte një gol në pozicion jashtë loje, i cili fillimisht ishte anuluar për jashtë loje, por më pas u lejua në mënyrë kontroverse nga VAR-i, duke i dhënë fitoren mysafirëve. Pas kësaj fitoreje, Man City shkroi historinë e Premierligës, ndërsa Haaland vendosi një rekord të tijin. Man City ka qenë skuadra më dominuese në Premierligë gjatë 10 sezoneve të fundit, pasi e ka fituar titullin në gjashtë raste gjatë kësaj periudhe. Ndërsa tifozët kundërshtarë do t’i referohen 115 akuzave të ngritura ndaj tyre nga Premierliga, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në sfond, nuk ka dyshim se në fushë ata kanë qenë skuadra më e mirë në Angli. Tani, ata kanë shkruar historinë e Premierligës duke vendosur një rekord unik, teksa mposhtën Man Unitedin në “Old Trafford”. Man City tani i ka fituar katër ndeshje