Truku veror nga vendet e nxehta që mund ta freskojë shtëpinë pa shpenzime
Nuk bëhet fjalë për pajisje të shtrenjta, por për një ndryshim shumë të thjeshtë që ndikon menjëherë në ndjesinë e vapës Kur temperaturat arrijnë kulmin e verës, secili kërkon mënyra për ta freskuar shtëpinë pa rritur shumë shpenzimin e energjisë elektrike. Ndërsa shumë njerëz mbështeten te kondicioneri dhe ventilatorët, në vendet e Lindjes së Mesme prej kohësh përdoren disa truke të thjeshta që ndihmojnë që ambienti të mbetet më i këndshëm edhe gjatë vapës së madhe. Njëri prej tyre mund t’ju befasojë: largimi i qilimave nga dhomat gjatë verës. Pse gjatë verës largohen qilimat? Në shumë vende të nxehta, sidomos në Lindjen e Mesme, është praktikë e zakonshme që qilimat e trashë të hiqen sapo fillojnë temperaturat e larta. Arsyeja është e thjeshtë: qilimat e mbajnë nxehtësinë dhe pengojnë që dyshemetë më të freskëta të japin efektin e tyre. Kur qilimi largohet, pllakat e qeramikës, mermeri ose parketi mbeten drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj ajrit dhe e ruajnë më gjatë ndjesinë e freskisë. Ecja mbi këto sipërfaqe jep ndjesi freskimi, sidomos gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, transmeton Telegrafi. Një truk i vogël kundër vapës Edhe pse ky veprim nuk mund ta zëvendësojë kondicionerin,
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.