Klubi i Serie A ka marrëveshje me Albion Rrahmanin – tani pritet vetëm Sparta Praga
Venezia është gjithnjë e më afër një goditjeje të rëndësishme në afatin kalimtar veror, pasi klubi italian po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e sulmuesit Albion Rrahmani. Sipas raportimeve, marrëveshja me lojtarin është tashmë e arritur, ndërsa mbeten vetëm detajet për t’u finalizuar me klubin e tij aktual, Sparta Praga. Operacioni pritet të mbyllet brenda 48 orëve të ardhshme dhe vlera e transferimit llogaritet rreth 7 milionë euro. Rrahmani shihet si përforcimi i parë ofensiv për ekipin e Giovanni Stroppas, ndërsa Venezia vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë afat kalimtar, pas disa afrimeve dhe lëvizjeve të tjera në skuadër. Sulmuesi kosovar, i lindur në vitin 2000, ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm në karrierë, duke u afirmuar fillimisht në futbollin e Kosovës me Ballkanin, ku u shpall edhe golashënues dhe u dallua në garat evropiane. Më pas ai kaloi te Rapid Bukureshti dhe së fundmi te Sparta Praga, ku vazhdoi të tregojë potencialin e tij si një nga sulmuesit më premtues të rajonit. Nëse marrëveshja finalizohet, Rrahmani pritet të jetë një nga emrat kryesorë në repartin ofensiv të Venezia-s për sezonin e ri. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.