Agim Veliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka pasur kërkesa drejtuar kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që të dorëhiqet. Veliu, këto kërkesa i ka vlerësuar si legjitime dhe të drejta. Në reagimin e tij, Veliu ka shtuar edhe se, nën udhëheqjen e Abdixhiku, LDK ka mbetur ‘’e ngujuar në vendin e tretë’’, dhe se, ‘’ Pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi në krye të partisë pa reflektim politik shihet si mungesë përgjegjësie dhe pengesë për reformimin e LDK-së’’. ‘’ Edhe më shqetësues ishte reagimi arrogant i Abdixhikut ndaj kryetarëve të Lipjanit, Pejës dhe një dege të kryeqytetit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij. Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror’’, ka shkruar mes tjerash Veliu. Postimi: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për