John Terry beson se Anglia duhet të ndalë Martin Odegaardin nëse dëshiron të mposhtë Norvegjinë dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Legjenda e Chelseat dhe ish-kapiteni i Anglisë e bëri këtë deklaratë pasi Tre Luanët siguruan kualifikimin në çerekfinale me një fitore spektakolare 3-2 ndaj Meksikës, në një ndeshje ku Jude Bellingham realizoi dy gola, ndërsa Harry Kane shënoi nga penalltia. Terry e krahasoi këtë sukses me fitoren historike 5-1 ndaj Gjermanisë, duke e cilësuar si një nga paraqitjet më të mira të Anglisë në historinë e saj. “Ishte një paraqitje gjigante. E vetmja ndeshje që mund ta krahasoj me këtë gjatë jetës sime është fitorja 5-1 ndaj Gjermanisë”. “Pamë lojtarë që morën përgjegjësi në fazën me eliminim direkt. Ata u ngritën në momentin e duhur. Mendoj se ishte një paraqitje e jashtëzakonshme”. Ai pati fjalë të mëdha edhe për Jude Bellinghamin, duke e krahasuar mesfushorin me një nga ikonat e futbollit botëror. “E kam krahasuar me Zinedine Zidane dhe ndoshta kam qenë paksa ambicioz, por ajo që bëri mbrëmë ishte e pabesueshme. Dy golat vetëm sa e kompletojnë paraqitjen e tij, ndërsa edhe pasimi i Harry Kanes për golin e dytë ishte fantasti