Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, pritet të takohet sot në Doha me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, si dhe me ndërmjetës të tjerë, tha për CNN një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Kushner shërbeu si negociatori kryesor për Lindjen e Mesme gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit dhe ndërtoi marrëdhënie të ngushta me udhëheqësit e rajonit. Ai gjithashtu ka këshilluar në mënyrë joformale zyrtarët e administratës gjatë negociatave me udhëheqësit arabë, thanë për CNN vitin e kaluar zyrtarë të administratës Trump dhe persona të afërt me Kushnerin. Kushner ndihmoi në udhëheqjen e politikave të administratës Trump për Lindjen e Mesme, përfshirë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa shteteve arabe. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Kushner themeloi kompaninë private të investimeve Affinity Partners, e cila mori 2 miliardë dollarë nga fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari kanë investuar shuma të mëdha në kompaninë e tij. Kushner ka mohuar më parë se këto investime përbëjnë konflikt interesi. Në një intervistë për