Shala pas zgjedhjes nënkryetar: Qëndrimin e ndryshoi LVV-ja, jo unë
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ndryshimi i qëndrimit për konstituimin e Kuvendit ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe jo nga ai apo LDK-ja. Në një prononcim për Telegrafin, Shala tha se LVV-ja duhet të japë shpjegime për arsyen e ndryshimit të qëndrimit të saj. “Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet të japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin”, tha Shala. Ai theksoi se zhvillimet e fundit dëshmuan, se LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment procesin e konstituimit të Kuvendit. “Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, u shpreh Shala. I pyetur nëse do të ndryshoj qëndrim sa i përket çështjes së presidentit, Shala u përgjigj shkurt “nuk e kam ndryushuar qëndrimin”. Shala u zgjodh sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në kuadër të procesit të konstituimit të Legjislaturës së 11-të. LVV-ja tha të shtuënën se pas një mbledhjeje të brendshme kishin vendosur që sot t’i votonin kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit./Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.