Mjafton një rezil, një pseudogazetar, një mikrofon dhe - abrakadabra - u bëre ekspert i historisë së Shqipërisë, ekspert i kores së tokës së Sazanit, ekspert i ranishtës së Zvërnecit dhe, natyrisht, edhe ekspert i Izraelit dhe Palestinës. Kjo nuk ka të bëjë aspak me lirinë e fjalës. Nuk ka të bëjë me gazetarinë. Kjo është një murtajë mediale. Dhe, si e tillë, duhet të luftohet. Në vitin 1923 kryeministër i Shqipërisë ishte Ahmet Zogu. Atëbotë vendi po kalonte nëpër një fazë jostabiliteti politik, varfëria ishte e madhe, uria po ashtu. Më 1924 antropologu zviceran Eugène Pittard organizoi furnizimin e Shqipërisë me drithë për t’u ndihmuar njerëzve të mbijetonin. Më 1921 Eugène Pittard kishte propozuar themelimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, pasi kishte parë mjerimin e refugjatëve nga Kosova dhe Maqedonia e sotme në territorin e Shqipërisë. Në njërin nga këto vite të tmerrshme, pikërisht më 1923, sipas një rezili nga Shqipëria që fliste para ca ditësh në një emision të një televizioni kosovar, qenka bërë një plan që tokat shqiptare t’i marrë Izraeli, edhe më keq: t’i pushtojë. Jo vetëm Sazanin e Zvërnecin, por edhe Myzeqenë. Rezili nga Shqipëria tha pak a shumë këtë: «E kam në telefon p