Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Haxhiu ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. “Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Haxhiu në FB. “Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, përfundoi ajo. The post Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.