Kongresmeni Joe Wilson: Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq
Kongresisti republikan Joe Wilson e ka përshkruar funeralin shtetëror të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq, si një galeri banditësh dhe figurash anti-amerikane të udhëhequra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Wilson theksoi se Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, duke bërë një paralele midis presidentit rus që po udhëheq luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi. "Funerali është një galeri banditësh e përbërë nga anti-amerikani Vuçiq dhe figura nga regjimi rus. Populli serb meriton më mirë. Ata meritojnë sundimin e ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkroi Wilson. Funerali i Mladiq u përshkrua nga New York Times si "Mijëra serbë mblidhen për të vajtuar Ratko Mladiqin, 'Kasapin boshnjak'". "Qeveria këmbënguli që funerali ishte një çështje private, edhe pse ministrat e qeverisë morën pjesë dhe media shtetërore e mbuloi me lëvdata kriminelin e dënuar të luftës", raportoi New York Times. /Telegrafi/ Mladic was a war criminal. Putin is a war criminal. The funeral is a rogues gallery of anti-American Vucic and Russian regime figures. The Serbian people deserve better. They deserve rule of law and free and fair elections. — Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 7, 2
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.