Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thekson se vendi ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon. “Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se dallimi është i madh se si ne e amortizuam krizën dhe se si një pjesë e madhe e fqinjëve e amortizuan krizën. Pajtohem se ishte historikisht më e madhja, pajtohem se efektet dhe rezultatet ishin të ashpra dhe pajtohem se tek ne këto 3 muaj e gjysmë kaluan, do të thosha, shumë thjesht, sepse ne në asnjë moment nuk krijuam panik, nuk u dëshpëruam, nuk mbajtëm konferenca për shtyp nën panik, por përkundrazi punuam që qytetarët të mos e ndiejnë atë. Dhe cili është rezultati? Rezultati është se ne kemi çmimet bindshëm më të ulëta sot dhe gjatë krizës, por sot nëse i krahasoni çmimet, ne kemi bindshëm çmimin më të ulët të karburanteve”, theksoi Mickoski në seancën e sotme për pyetje të deputetëve. Kryeministri Mickoski bëri një krahasim të çmimeve të dizelit dhe benzinës, duke potencuar se Maqedonia sot ka çmimin më të ulët të naftës dhe benzinës krahasuar me vendet e rajonit. “Në Serbi, nëse sot mbushni një litër karburant, çmimi është 1.85 euro për litër, ndërsa nëse mbushni benzinë 95 oktanë, atëherë është 1.63 euro për lit