27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup ngriti kallëzim penal ndaj 27 personave, mes tyre edhe ndaj të punësuarës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e disa veprave penale lidhur me vënien e paligjshme të kategorive në patentë-shoferët, dhënien dhe përdorimin e tyre. Gjatë masave dhe veprimeve të ndërmarra, siç informojnë nga MPB, janë konstatuar keqpërdorime në procedurat për dhënien e patentë-shoferëve, përmes ndryshimit të paligjshëm të të dhënave në sistemin elektronik dhe dhënies së dokumenteve publike me përmbajtje të pavërtetë. Nga të kallëzuarit, një person i punësuar në Njësinë e Çështjeve Administrative Shkup, dyshohet se gjatë periudhës nga data 03.09.2020 deri me datë 24.08.2026, duke përdorur kodin e saj zyrtar dhe autorizimet zyrtare në sistemin elektronik, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme kërkesat e krijuara më parë për dhënien e patentë-shoferëve nga punësuar të tjerë, ndërsa në raste të caktuara i ka hedhur poshtë kërkesat e sapo përfunduara dhe ka krijuar të reja, në të cilat ka futur kat
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.