Një person hyn në liqenin e Batllavës dhe nuk shihet më, në terren ekipet e kërkim-shpëtimit
Një person dyshohet se sot ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë që ka dal nga uji. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policosë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana. Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. “Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, ka thënë Pllana. Po ashtu ai tha se aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.