Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se ka pranuar ekspertizën juridike të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës lidhur me Projektligjin për Pronën Publike dhe përputhshmërinë e tij me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Sipas AKK-së, ekspertiza, e porositur nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisje Shumënivelëshe pranë Kongresit, pas kërkesës zyrtare të Asociacionit, i konfirmon shqetësimet e ngritura më herët nga komunat. AKK-ja thotë se projektligji rrezikon të ndryshojë pozitën e komunave sa i përket pronës komunale, duke i shndërruar ato nga pronare në përdoruese, menaxhuese ose administruese të pronës, ndërsa pronësia do t’i mbetej nivelit qendror. Sipas ekspertizës, kjo mund të cenojë autonominë lokale dhe ushtrimin real të kompetencave komunale, si dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin hapësinor, shfrytëzimin e tokës dhe realizimin e projekteve të infrastrukturës publike. AKK-ja ka veçuar edhe kufizimin e mundësisë së komunave për këmbim dhe disponim me pronën, si dhe mungesën e qartësisë lidhur me statusin e pronës së blerë apo krijuar me mjete komunale, pronës së përfituar përmes donacioneve dhe t