Man Utd e bën ylllin e Botërorit objektivin e tyre kryesor të verës
Manchester United raportohet se ka identifikuar objektivin e tyre prioritar në afatin kalimtar të verës, teksa vazhdon riformësimin e skuadrës. Trajneri Michael Carrick dëshiron të forcojë opsionet në ekipin e parë dhe thuhet se preferon futbollistë me përvojë të dëshmuar në Ligën Premier. United tashmë ka arritur marrëveshje për transferimin e Edersonit nga Atalanta dhe mbetet e vendosur të afrojë edhe të paktën një mesfushor qendror para mbylljes së afatit kalimtar. Fillimisht, "Djajtë e Kuq" shpresonin të siguronin shërbimet e Mateus Fernandes nga West Ham, por duket se e kanë humbur garën pasi Tottenhami ka arritur marrëveshje prej rreth 99 milionë eurosh për transferimin e tij. Man Utd në bisedime për transferimin e lojtarit që po shkëlqen me Gjermaninë në Botëror Megjithëse përforcimi i mesfushës mbetet prioriteti kryesor i klubit, United synon të shtojë cilësi edhe në repartin ofensiv nëse krijohen kushtet e duhura. Sipas raportimeve, Carrick dëshiron të afrojë një tjetër anësor të majtë, me Crysencio Summerville të West Hamit që është identifikuar si objektivi kryesor. Sipas Sky Sports , Manchester United ka përpiluar një listë me katër kandidatë, ku përfshihen edhe Morgan
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.