Spalletti e lavdëron dhe kritikon Zhegrovën: Humb top të lehtë, por i jashtëzakonshëm për futbollin sulmues
Trajneri Luciano Spalletti ka dhënë lëvdata dhe njëkohësisht e ka kritikuar Edon Zhegrovën pavarësisht paraqitjes pozitive ndaj Sassuolos. Ylli i Kosovës realizoi dy gola në humbjen 3-2 nga Sassuolo, për të qenë lojtari më i mirë i ndeshjes. Megjithatë, Spalletti e ka kritikuar se e mban shumë topin dhe që nuk ia pasoi Kolo Muanit në një situatë. “Zhegrova e ka këtë kualitet: Bëhet i pandalshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon ato situata një kundër një në hapësira të ngushta”. “Ndonjëherë e mban shumë topin. Sot nuk e kompletoi një pasim te Kalulu, i cili mund të shkonte deri te porta”. “Pastaj ndoshta e humb një top të lehtë dhe nuk bën atë që duhej të bënte për ta rifituar, por nëse e luan një futboll sulmues, Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai. Sassuolo 3-2 Juventus: Edon Zhegrova më i miri, Aro Muric më i vlerësuari te vendasit Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse Zhegrova do të ftohet nga Kosova për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, me raportimet e para që Franco Foda nuk e ka ftuar./ Telegrafi /
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.