“Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se ka takuar babain e tij pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka përcjellë mesazhin e babait të tij, duke thënë se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër. “Sapo përfundova vizitën me babin", thuhet fillimisht në postimin e tij. Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim "Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". "Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”, ka shkruar Altin Krasniqi. Ai ka përcjellë edhe qëndrimin se aktgjykimi përbën, sipas tij, një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. “Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar ai. Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa vendimi i shkallës së parë mund të ankimohet. / Telegrafi /
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.