Tuchel: Lartësia në Meksikë, pengesë e madhe për Anglinë
Thomas Tuchel ka pranuar se Anglinë e pret një sfidë shumë e vështirë ndaj Meksikës në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, sidomos për shkak të lartësisë së madhe në stadiumin “Azteca”. Anglia siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, falë dy golave të Harry Kane në 15 minutat e fundit. “Tre Luanët” përmbysën disavantazhin e pjesës së parë, pasi Brian Cipenga kishte kaluar afrikanët në epërsi që në minutën e shtatë. Në raundin tjetër, skuadra e Tuchelit do të përballet me Meksikën në “Azteca”, një stadium ku vendasit janë jashtëzakonisht të fortë. Meksika ka humbur vetëm dy nga 88 ndeshjet e fundit në këtë impiant, ndërsa një nga arsyet kryesore është lartësia, pasi stadiumi ndodhet rreth 2.200 metra mbi nivelin e detit. Tuchel e pranoi se kjo do të jetë një pengesë e madhe për Anglinë, pasi lojtarët nuk kanë kohë të përshtaten fizikisht. “Lartësia do të jetë një disavantazh i madh, sepse nuk mund të përshtatemi fizikisht me të. Kjo kërkon shumë kohë dhe ne kemi vetëm pak ditë mes ndeshjeve. Është thjesht e pamundur të adaptohesh në katër ditë. Ky është një avantazh shumë i madh për Meksikën”, deklaroi Tuchel. Meksika është mësuar me këto kus
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.