“Kam humbur dy herë, dua ta provoj sërish finalen” - Xhaka ëndërron suksesin me Sunderlandin
Granit Xhaka e ka një ëndërr të qartë me Sunderlandin në Ligën e Evropës, të arrijë sërish në finale dhe këtë herë ta fitojë trofeun. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka luajtur më parë në dy finale të Ligës së Evropës, me Arsenalin dhe Bayer Leverkusenin, por i ka humbur të dyja. Tani, në aventurën e tij të re me Sunderlandin, ai shpreson të ketë mundësinë për ta provuar edhe një herë. Xhaka të mërkurën do ta udhëheqë si kapiten Sunderlandin në përballjen ndaj AZ Alkmaarit, e cila zhvillohet nga ora 21:00. Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për klubin anglez, pasi Sunderlandi rikthehet në garat evropiane pas 53 vjetësh. Megjithatë, Xhaka ka bërë të qartë se Ligën Premier mbetet prioriteti kryesor i skuadrës. Sipas tij, pjesëmarrja në Ligën e Evropës është një shpërblim për punën e madhe të bërë dhe një mundësi që duhet shijuar. “Liga Premier është prioritet, por bonusi në Ligën e Evropës është diçka që po përpiqemi ta marrim dhe është thjesht një sfidë e madhe për ne. Kam qenë dy herë në finale, kam humbur dy herë në finalen e Ligës së Evropës, kështu që për mua është një ëndërr e madhe të arrij një tjetër finale me Sunderlandin”, ka thënë Xhaka në konferencën për media.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.