Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet e asfaltimit në segmentin rrugor të kyçjes në Mazgit, duke theksuar se ndërhyrja është realizuar për të përmirësuar sigurinë e qarkullimit në këtë pjesë të rrugës. Basha ka njoftuar se pas vizitës në Marec, ka inspektuar edhe punimet që po zhvillohen në kyçjen e Mazgitit, ku ka filluar shtrimi i asfaltit. "Nga Mareci vazhdova te kyçja në Mazgit, ku sot filluam asfaltimin e këtij segmenti rrugor", ka deklaruar ai. Sipas ministrit, për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës, institucionet kanë ndërhyrë fillimisht me një sanim të përkohshëm, derisa të kryhen analizat e nevojshme për problemet që lidhen me ujërat nëntokësore. "Duke marrë parasysh gjendjen e rënduar të kësaj pjese të rrugës, kemi ndërhyrë me një sanim të përkohshëm për të garantuar sigurinë e qarkullimit, derisa të realizohet një analizë e detajuar për problemin e ujërave nëntokësore që po dëmtojnë trupin e rrugës", ka thënë Basha. Ai ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen sipas planifikimeve dhe se segmenti pritet të rihapet për qarkullim gjatë ditës. "Punimet e asfaltimit po zhvillohen sipas planit dhe segmenti