Inflacioni në Maqedoni bie në 3.4 për qind, ushqimet u liruan në qershor
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ulet dhe mbetet nën nivelin e shumicës së vendeve të rajonit, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Në qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin maj, kostoja e jetesës është ulur me 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rënie prej 0.8 për qind. Ulja më e madhe mujore është regjistruar te transporti, ku kostot janë më të ulëta për 1.6 për qind, si dhe te ushqimet dhe pijet joalkoolike, ku çmimet janë ulur për 1.1 për qind. Nga ana tjetër, rritje e çmimeve është shënuar në kategoritë e rekreacionit, restoranteve dhe disa sektorëve të tjerë. Në nivel vjetor, inflacioni në qershor arriti në 3.4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë 3.6 për qind më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ushqimet po shtrenjtohen me ritëm më të ngadaltë. Analiza e të dhënave statistikore tregon se rritja e çmimeve të produkteve bazë vazhdon të ngadalësohet. Inflacioni te ushqimet dhe pijet joalkoolike është 2.5 për qind, ndërsa te veshjet dhe këpucët arrin 2.1 për qind. Ndikimin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve e kanë pijet alkoolike, duhani dhe produktet e ngjashme, ku çmimet janë rritur me
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.