Ka pamje që flakërojnë në mendje para gjumit: humbja, qëndresa dhe më pas e zakonshmja e çuditshme e gjithë kësaj. Nga: Charlotte Higgins / The Guardian (titulli: Amid war in Ukraine, the fleeting moments of despair and salvation I witness are what truly tell the story ) Përkthimi: Telegrafi.com Si ishte? Kjo është pyetja që më bëhet shpesh kur kthehem nga puna në Ukrainë, ku kam udhëtuar rregullisht që nga viti 2022. Në këtë pyetje nënkuptohet se përgjigjja nuk qëndron - jo krejtësisht - te grumbullimi i raportimeve. Për arsye të mira, reporteri i mban sytë të fiksuar dhe të përqendruar nga jashtë, duke mbledhur informacionin thelbësor dhe duke e përcjellë atë sa më qartë dhe rrjedhshëm të jetë e mundur. Reporteri e frenon dhe e disiplinon subjektivitetin e vet, ndërsa, në mënyrë ideale, e pranon ekzistencën e tij dhe i kupton konturet e tij. Reporteri e di se faktet e çështjes janë ato që kanë rëndësi. Në të njëjtën kohë, ndjenjat dhe përshtypjet nuk mund të shkëputen plotësisht nga faktet. Ndjenjat janë të pashmangshme, nëse funksionon sado pak si qenie njerëzore. Ato janë tentakulat e empatisë që shtrihen për të kuptuar njerëzit dhe situatat. Ndjenjat kanë edhe një rol epistemi