Dënimi i katërshes së UÇK-së, Fetoshi bën thirrje për qetësi: Nuk duhet t’ia japim Serbisë mundësinë që ta minojë Republikën e Kosovës
Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe unitet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i situatës në Kosovë mund të jetë i rrezikshëm dhe, sipas tij, mund të shfrytëzohet nga Serbia për narrativat e saj kundër Kosovës. Në reagimin e titulluar “Padrejtësia, që kërkon maturi dhe unitet”, Fetoshi e ka cilësuar vendimin si një moment jashtëzakonisht të rëndë për Kosovën. Sipas tij, vendimi është i rëndë për të dënuarit, familjet e tyre, bashkëluftëtarët dhe shoqërinë kosovare, e cila luftën e UÇK-së e konsideron pjesë të themeleve të çlirimit dhe shtetit të pavarur. Megjithatë, Fetoshi ka theksuar se në këtë moment Kosovës i nevojiten qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi qytetare. Ai e ka cilësuar vendimin të padrejtë, por ka thënë se beteja juridike nuk ka përfunduar dhe se ajo do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit. “Në Gjykatën e Apelit do të vazhdojë beteja me argumente dhe kundërshtimi i vendimit të sotëm”, ka shkruar Fetoshi në Facebook. Sipas tij, aktgjykimi nuk duhet të shihet si fundi i procesit, ndërsa zemërimi dhe zhgënjimi
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.